Lajme

Torres: Kosova duhet të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së

03/23/2022 11:22
nga:Astrit Gashi

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, deklaroi se Kosova duhet të bëhet anëtare e NATO-s dhe e BE-së.

Torres këtë porosi e përcolli përmes Twitterit, pas bisedës që zhvilloi nepërmjet video-lidhjes me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Pas invazionit rus në Ukrainë, kurrë nuk ka qenë më urgjente që SHBA-ja të forcojë aleatët e saj. Kosova duhet të bëhet anëtare e NATO-s dhe e BE-së”, shkroi Torres.

Ai gjithashtu theksoi se kishte nderin që bisedoi me Kurtin.