Lajme

Në sukseset e Qeverisjes, Kurti rendit edhe takimet me krerë të shteteve, ndër ta është edhe presidenti Ilir Meta

03/23/2022 10:54
nga:Donika Fetahu

Kryeministri, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë ka renditur sukseset për një vit sa është në krye të qeverisë.

Ai ndër të tjera është shprehur se shtetin e Kosovës e kanë vizituar krerë të shteteve si asnjëherë më parë.

Si vizita dhe takime me rëndësi i ka cilësuar edhe vizitat e presidentit, Ilir Meta e kryeministrit, Edi Rama si dhe takimet me Josef Borrel.

Kurti tutje u shpreh se Kosovën e vizituan edhe president, kryeministra e ministra të jashtëm evropian si asnjëherë më parë.