Lajme

Stano: Harmonizimi i Serbisë me sanksionet e BE-së kundër Rusisë është çështje morale

03/22/2022 15:05
nga:Astrit Gashi

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano, ka thënë se Serbia i është bashkuar disa prej vendimeve të mëparshme të BE-së në javët e fundit, duke përfshirë ato në lidhje me Krimenë, por se ndryshe nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, Beogradi nuk është ende 100% në përputhje me të gjitha vendimet e BE-së, përfshirë sanksionet ndaj Rusisë.

“Ne presim që Serbia gradualisht të zbatojë të gjitha vendimet. Kjo nuk ka të bëjë me interesa ekonomike, as çështje zgjedhjesh, kjo ka të bëjë me parimet morale. Sanksionet e BE-së janë atje për të parandaluar Putinin nga financimi i agresionit kundër një vendi të pavarur dhe sovran dhe kjo është ajo që ne po përpiqemi t’u shpjegojmë partnerëve tanë nga Ballkani Perëndimor dhe nga e gjithë bota”, tha Stano.

Ai shpjegoi se kur BE-ja miraton disa sanksione, vendet kandidate ftohen të harmonizohen në një periudhë prej disa ditësh ose disa javësh dhe se për shkak të seriozitetit të situatës në Ukrainë, periudha duhet të jetë çështje ditësh.