Tashmë është konfirmuar se Italia dhe Argjentina do të luajnë në stadiumin “Wembley” më 1 qershor në ora 20:45, si fitues të Kampionatit Evropian dhe të Kupës së Amerikës.
Ky turne i vetëm konsiderohet si një lloj Superkupë midis dy garave më të mëdha kontinentale në botë, përcjell GazetaBlic Sport.
Italia mundi Anglinë në stadiumin “Wembley” me penallti verën e kaluar për të fituar UEFA EURO 2020.
Argjentina mposhti Brazilin 1-0 në finalen e Kupës së Amerikës dhe u kurorëzua kampione e Amerikës së Jugut për herë të parë në 28 vjet.
Kjo nuk është hera e parë që planifikohet një ndeshje e tillë, pasi ka ndodhur edhe në vitet 1985 dhe 1993, kur u quajt Trofeu Artemio Franchi, ose Kupa e Kombeve të Evropës/Amerikës së Jugut.
Ajo u rikthye këtë vit si pjesë e një marrëveshje të rinovuar midis UEFA-s dhe CONMEBOL.
/GazetaBlic Sport/


