Sporti

Zëvendësuesi i Emir Sahitit vjen nga Superliga e Kosovës, ky është futbollisti i ftuar nga trajneri Giresse

03/22/2022 10:32
nga:Mergim Rreci

Mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova i është bashkuar Kombëtares së Kosovës në grumbullimin për dy miqësoret e këtij muaji kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës.

Ai është ftuar nga përzgjedhësi Alain Giresse, pasi futbollisti i Hajdukut të Splitit, Emir Sahiti është lënduar dhe nuk do të jetë në dispozicion për këto dy miqësore, njofton FFK, përcjell GazetaBlic Sport.

Dellova aktualisht është pjesë e skuadrës lidere të Superligës së Kosovës, derisa më herët ka luajtur në Hajduk të Splitit dhe Prishtinë.