Sporti

Fetah Veliu: Batatina e di mirë, i pari kam qenë që kam thënë po shkelet statuti në vitin 2020, nuk guxojmë të kemi përsëri probleme

03/21/2022 22:21
nga:L J

Trajneri kosovar, Fetah Veliu thotë se ishte i pari që kishte paralajmëruar se statuti i FFK’së po shkelet në vitin 2020, kur ishte mbajtur Kuvendi.

Veliu potencon se ai Kuvend i mbajtur në vitin 2020 duhej të ishte i jashtëzakonshëm, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas trajnerit nuk duhet të vazhdojmë sërish me probleme edhe pas zgjedhjeve të 6 prillit në FFK.

“Batatina e di mirë, i vetmi kam qenë që kam thënë që po shkelet statuti në vitin 2020, kur është mbajtë një Kuvend jo i ligjshëm, atëherë është dashtë të thirret kuvendi i jashtezakonshëm, ka pas mungesë në organet e FFK’së në këtë rast Komitetit Ekzekutiv, janë zgjedhë 3-4 kandidatë të KE’së, atëherë është deshtë të thirret Kuvendi i jashtëzakonshëm, jo Kuvendi zgjedhor, ne e kemi thënë. Çka po ndodhë? Po ndodhë vit pas viti po lëjmë problemet pa zgjidhë. Ne nuk guxojmë të shkojmë edhe pas këtij Kuvendi, përsëri me probleme”, tha Fetah Veliu në Tëvë1.

/GazetaBlic Sport