Lajme

BE-ja po bëhet fuqi ushtarake?

03/21/2022 18:09
nga:Astrit Gashi

BE-ja ka miratuar strategjinë e parë të përbashkët të aleancës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Letonisë.

Strategjia quhet “Busulla Strategjike”.

Sipas Ministres së Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, bota po përballet me një periudhë mjaft sfiduese.

“Ne duhet të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë në fushë e sigurisë dhe të mbrojtjes, si në BE ashtu edhe përmes lidhjes transatlantike”, shkroi ajo.