Para pak minutash, Flamur Bunjaku, një nga personat që ka lobuar shumë për pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA ka dhënë dorëheqje të pakthyeshme nga Komiteti Ekzekutiv i FFK’së.
Bunjaku në letrën e dorëzuar në drejtim të FFK’së ka shkruar se ka dhënë dorëheqje pas shumë debateve të fundit në lidhje me FFK’në – duke theksuar se nuk ishte në dijeni nga KE për rastet e përmendura.
Drejtori sportiv i FC Drita ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Bunjakut, ku thotë se këtë rrugë duhet ta ndjekin edhe personat tjerë që kanë përgjegjësi morale e profesionale, pasi futbolli është i të gjithëve.
“Vendim i duhur. Këtë rrugë duhet ta ndjekin edhe antarët e tjerë të cilët ndjejnë përgjegjësi morale e profesionale! Futbolli është i të gjithve, jo i individëve”, shkroi Valon Zymberi në rrjetin e tij social, Facebook.
/GazetaBlic Sport/


