Sporti

Gjest i madh nga Beckham, i jep kontrollin e Instagramit doktoreshës ukrainase

03/21/2022 14:53
nga:E K

David Beckham ka më shumë se 71 milionë ndjekës në Instagram dhe si një mënyrë për të rritur ndërgjegjësimin për luftën në Ukrainë, ai ia la kontrollin e llogarisë së tij një mjeku ukrainas që punon në Kharkiv, një nga qytetet më të prekura nga ndërhyrja ruse.

Në partneritet me Unicef-in, Iryna, e cila është pediatre, ndau disa video dhe foto që tregojnë vendin ku ajo punon, me gratë shtatzëna dhe foshnjat, si dhe kushtet në të cilat ajo punon, duke përfshirë një bodrum, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ne ndoshta rrezikuam jetën, por as që e kishim menduar. Ne e duam punën tonë”, thotë Iryna.

Beckham është një ambasador i UNICEF-it, i cili tashmë ka arritur të dërgojë makineri oksigjeni në Ukrainë.

/GazetaBlic Sport/