Lajme

Uran Ismaili prezanton drejtoreshën e Kulturës në Komunën e Prishtinës: Përvojën e saj do ta sjell tani në Prishtinë

03/21/2022 11:38
nga:N M

Kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Uran Ismaili ka prezantuar drejtoreshën e re të Kulturës në komunën e Prishtinës, raporton Gazeta Blic.

Ismaili përmes një njoftimi në faqen e tij në Facebook, ka thënë se ajo është Arta Balaj, e për të cilën ka thënë se ajo ka kryerë shkollim ndërkombëtar dhe përvojën e saj do të sjell në Prishtinë për t`i dhënë gjallëri jetës dhe aktiviteteve kulturore në kryeqytet.

Njoftimi i plotë:

Arta Balaj i bashkohet ekipit të Prishtinës si Drejtoreshë e Kulturës. Si një grua e përgatitur mirë, me shkollim ndërkombëtar dhe e dëshmuar për rreth dy dekada në sektorin publik e privat, Arta ka besimin dhe mbështetjen time të plotë në detyrën e re.
Ajo ka punuar në disa shtete të ndryshme ndërsa ka bashkëpunuar edhe me shumë organizata ndërkombëtare që shërbejnë në Kosovë.
Përvojën e saj të madhe do ta sjell tani në Prishtinë, për t’i dhënë gjallëri jetës dhe aktiviteteve kulturore në kryeqytetin tonë.
Të priftë e mbara, Arta!

Publikohet raporti “Pse qytetarët u detyruan ta blejnë vetë Remdesivirin?”