Lajme

Hapen 8 korridore humanitare për evakuimin e civilëve në Ukrainë

03/21/2022 09:29
nga:Donika Fetahu

Sot është shënuar dita e 26-të e luftës, me shpërthime të shumta që janë raportuar kudo. Forcat ruse sulmuan një qendër tregtare në Kiev, ku mbetën të vrarë 6 persona.

Sipas një njoftimi të zëvëndëskryeministres ukrainase Iryna Vereshchuk, do të happen 8 korridore humanitare për evakuimin e sigurt të civilëve, por jo nga qyteti i Mariupolit, shkruan The Guardian

Ajo tha se përpjekjet për të dërguar në Mariupol furnizime humanitare vazhduan të dështojnë.

Rikujtojmë se Mariupol është nën sulme të vazhdueshme, ndërkohë që forcat ruse i dhanë Ukrainës një afat kohor për tu dorëzuar. Autoritetet ukrainase iu përgjigjen duke thënë se nuk do të dorëzohëshin dhe se do të luftonin deri në fund.