Sporti

Aubameyang ironizon kritikët: “Përshëndetje nga lojtari ‘i mbaruar'”

03/21/2022 08:16
nga:E K

Barcelona ka arritur fitore të madhe dje në udhëtim ndaj Realit me rezultat 0-4.

Aubameyang ishte lojtar kyç në këtë takim duke shënuar 2 gola dhe dhuruar një asistim për Ferran Torres, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi gabonez ka gjetur kohë të ironizoi me kritikët e tij duke shpërndarë një foto në Twitter me personazhin e animuar “Goku”, duke lënë të kuptohet transformimin e tij.

“Përshëndetje nga lojtari i mbaruar” ka shkruar Aubameyang në Twitter.

/GazetaBlic Sport.