Sporti

Roma fiton derbin ndaj Lazios, shkëlqen Abraham

03/20/2022 20:03
nga:L J

Derbi i kryeqytetit të Italisë i ka takuar skuadrës së Romës.

Roma ka mposhtur Lazion 3:0 në derbin e kësaj jave në Serie A, me Jose Mourinho që kishte përgatitur ndeshjen larg më mirë sesa Maurizio Sarri.

‘Giallorossi’ e nisën në mënyrë brilante takimin, me sulmuesin anglez Tammy Abraham që ishte në super-formë.

Abraham shënoi qysh në minutën e parë të ndeshjes, kurse në minutën e 22’ dyfishoi epërsinë e skuadrës së tij.

Roma përmbylli superioritetin e pjesës së parë me golin e Pellegrini nga gjuajtja e lirë, pas një pozicionimi jo edhe aq të mirë të Thomas Strakosha.

Në pjesën e dytë, Roma e Mourinhos u vendos e qetë prapa në mbrojtje dhe nuk lejoi t’i rrezikohej epërsia.

Lazio provoi me disa aksione, por ato nuk ishin aq të rrezikshme për ‘Giallorossi’.

Roma shkon tashmë në 51 pikë në 30 ndeshje dhe mbanë pozitën e pestë, kurse Lazio në 30 ndeshje mbetet me 49 pikë, në pozitën e gjashtë.