Sporti

Ilir Daja: “Fitore e rëndësishme ndaj Drenicës, duhet të mbajmë ritmin deri në fund”

03/20/2022 15:08
nga:E K

Ballkani ka shënuar fitore ndaj Drenicës.

Skuadra e Ilir Dajës arriti fitore solide ndaj Drenicës me rezultat 2-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Baftiu në minutën e 40’të dhe Dellova në minutën e 59’të shënuan për fitoren e vendasëve.

Pas ndeshjes për “Art Sport” u prononcua trajneri i Ballkanit, Ilir Daja i cili u shpreh i lumtur me performancën e lojtarëve të tij.

“Jam i kënaqur me djemtë në këtë ndeshje, pasi kishim kundërshtar që luan shumë mirë futboll, ishte e vështirë pasi luajtëm mbi 100 minuta në mesjavë me Prishtinën, ritmi i lojtarëve më befasoi të them të drejtën, merita iu takon lojtarëve që unë drejtoj,  ekipi ka një mentalitet fituesi“, tha fillimisht Ilir Daja.

Daja u pyet edhe për garën për titull të cilën skuadra e tij po e kryeson aktualisht.

“Sigurisht që kjo fitore na duhej patjetër, shpresojmë që me këto dy javë që kemi në dispozicion të rikthehen edhe lojtarët e lënduar, jam i kënaqur me futbollistët, por e rëndësishme është vazhdimësia, pasi duke qenë në vend të parë të gjitha ekipet do e bëjnë natyrisht më të mirën kundër nesh“, përfundoi Daja.

/GazetaBlic Sport/