Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, ka arrestuar nëntë persona.
Lajmi u bë i ditur nëpërmjet raportit 24-orësh të Policisë.
Të dyshuarit, që vijnë nga vendbanime të ndryshme të vendit, janë vënë në pranga për vepra penale siç janë: vjedhje, dhunë në familje apo armëmbajtje pa leje.
Po ashtu, gjashtë persona janë në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit.


