Sporti

Vetëm një fitore në shtatë ndeshjet e fundit në Serie A për Interin

03/19/2022 20:02
nga:Mergim Rreci

Interi nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Fiorentinës.

“Neruazzurët” nuk po kalojnë në një moment aspak të mirë, gjë që u dëshmua edhe në takimin e sotëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar ishte 1 me 1, me skuadrën mysafire që kaloi në avantzh me golin e Torreiras, kurse golin e barazimit e shënoi Dumfries me kokë.

Ky është një tjetër rezultat negativ për të drejtuarit e Simone Inzahit, rezultat ky që e lë prapa për titullin kampion.

Duhet cekur që Interi ka fituar vetëm një nga shtatë ndeshjet e fundit në Serie A.