Lajme

MSH publikon numrin e rasteve të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

03/19/2022 14:52
nga:Genita C

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se janë shënuar 36 raste të reja me COVID-19.

Gjatë këtyre 24 orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, shkruan GazetaBlic.

Ndryshe, numri i rasteve aktive me COVID-19 është 656.