Sporti

“Barcelona ka humbur, por Messi është më i dëmtuari nga largimi” – flet presidenti i La Liga’s

03/19/2022 12:58
nga:E K

Në një intervistë për Globoesporte, presidenti i La Ligas, Javier Tebas ka komentuar largimin e Lionel Messit nga Barcelona.

Pasi pa paraqitjet e yllit argjentinas te PSG, lideri i La Ligës nuk kishte asnjë dyshim kur erdhi koha të bënte një bilanc se kush kishte humbur më shumë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Barcelona humbi, por ai që humbi më shumë ishte Messi. Po flasim për një klub që është mbi 100 vjeç, i kapërcen 10 sezone të mira. Veç kësaj, Messi mund të kishte shijuar më shumë në aspektin futbollistik nëse do ta përfundonte karrierën atje, ku e nisi. Tani do të jetë më e vështirë”, tha ai.

“Messin do doja ta shihja prapë në La Liga. Mendoj që Messi ka edhe dy apo tre vite në nivel shumë të mirë. Messi në 80 për qind se çfarë kam parë është në nivel të lartë”, deklaroi Tebas.

/GazetaBlic Sport/