Sporti

Ten Hag refuzon të flet për Manchester Unitedin: Jam i fokusuar te Ajax, mund të fitojmë dy trofe

03/19/2022 10:04
nga:E K

Trajneri Erik ten Han ka refuzuar të flet për mundësinë që të drejtojë Manchester Unitedin në sezonin e ardhshëm.

Ka pasur raportime kohëve të fundit që Ten Hag është favoriti për të drejtuar “Djajtë e Kuq” në sezonin tjetër.

Sidoqoftë, ky i fundit ka deklaruar që është i fokusuar me Ajaxin, ku mund të fitojnë edhe dy trofe.

“Jam i fokusuar në këtë edicion. E gjitha energjia që do vendos është në skuadër. Nuk mendoj për sezonin tjetër”.

“Dua të nxjerrë maksimumin nga ky sezon, ne mund të fitojmë dy trofe”, deklaroi ai.