Marcelo Brozovic është jashtë nga ndeshja e ardhshme e Interit kundër Fiorentinës për shkak të një dëmtimi.
Mesfushori kroat 29-vjeçar pësoi këtë lëndim pas fitores 1-0 të Nerazzurrëve ndaj Liverpoolit javën e kaluar dhe kjo e detyroi atë të humbasë edhe ndeshjen me Torinon. Ai ishte stërvitur veçmas në Appiano Gentile këtë javë për të menaxhuar me kujdes gjendjen e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Siç theksohet nga Calciomercato.com, Brozovic do të jetë jashtë nga ndeshja e Interit kundër Fiorentinës.
Brozovic ka bërë 37 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, për një total prej 3105 minutash. Në atë kohë, ai ka shënuar një gol dhe ka dhënë dy asistime.
/GazetaBlic Sport/


