Sporti

Julian Nagelsmann paralajmëron futbollistët për ndeshjen ndaj Villarrealit: Mund të na ndodhë ajo që i ndodhi Juventusit

03/18/2022 17:15
nga:Mergim Rreci

Julian Nagelsmann tha se nëse Villarreali do të nënvlerësohet, ata mund të ndjekin të njëjtën rrugë si Juventusi dhe të eliminohen nga Liga e Kampionëve.

Skuadra bavareze do të përballet me atë spanjolle në çerekfinalen e këtij kompeticioni, dhe trajneri ka kërkuar që futbollistët e tij të respektojnë kundërshtarin, shkruan GazetaBlic Sport.

“Shorti mund të ishte më i vështirë, duke pasur parasysh skuadrat e pranishme. Megjithatë, ata janë kampionët në fuqi të Ligës së Evropës. Ata kanë një trajner që ka fituar shumë tituj në këtë kompeticion që kur është krijuar. Ata janë një ekip me shumë eksperiencë dhe kanë një plan të qartë loje. Ata mundën 3-0 Juventusin. Nuk mund ta nënvlerësojmë Villarrealin”, tha trajneri i skuadrës bavareze.

/GazetaBlic Sport/