Lajme

Rusia kërcënon Perëndimin me luftë

03/18/2022 16:12
nga:Astrit Gashi

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov në një deklaratë të publikuar së fundmi, ka kërcënuar se të gjithë shtetet që mund të transportojnë armë në Ukrainë, do të cilësohen si shënjestra ushtarake.

Me pak fjalë, çdo anije e ngarkuar me armë do të jetë “shënjestër legjitime” për Rusinë, ka thënë ai.

“E kemi bërë shumë të qartë që çdo anije që do të futet në territorin e Ukrainës, që ne do të dalim në përfundimin se mban armë, dot ë jetë një shënjestër legjitime,” tha Lavrov në një intervistë televizive.

Lavrov tha po ashtu se sistemet e mbrojtjes raketore sovjetike dhe ruse, të cilat janë në dispozicion të disa vendeve të NATO-s, nuk mund të transferohen ligjërisht në vendet e treta.