Liverpool do të përballet me skuadrën e Benficas në Ligën e Kampionëve.
Trajneri i kësaj skuadre, Jurgen Klopp ka analizuar shortin dhe ka thënë se është mirë që ndeshja e dytë do të luhet në “Anfield”, përcjell GazetaBlic Sport.
“Sigurisht që është më mirë ta kemi ndeshjen e dytë në shtëpi, por kjo varet gjithmonë nga mënyra se si do të sillemi në ndeshjen e parë. Ne do të duhet të krijojmë një bazë që më pas të jemi në gjendje të ‘përdorim’ Anfield-in”, tha ai për uebsajtin e Liverpool, duke zbuluar ‘kushtin’ që kishte dashur:
“E vetmja gjë që nuk doja në këtë short ishte një ekip anglez për shkak të cilësisë dhe konkurrencës. Kemi luajtur mjaftueshëm kundër tyre në ligë…”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


