Lajme

Papa Françesku: Lufta në Ukrainë, abuzim pervers i pushtetit

03/18/2022 14:45
nga:N M

Papa Françesku e ka quajtur luftën në Ukrainë si “abuzim pervers të pushtetit”, e cila i ka dënuar njerëzit e pambrojtur me dhunë.

“Tragjedia e luftës që është duke ndodhur në zemër të Evropës na ka lënë neve të shokuar”, ka thënë ai.

Papa nuk e ka përmendur Rusinë gjatë fjalimit të tij, mirëpo ka shfrytëzuar frazat si “agresion i armatosur i papranueshëm”.

Deklarata e tij ka ardhur në një mesazh dërguar Kishës Katolike në Bratislavë, e cila ka hapur dyert për refugjatët./REL

OJQ-të nga Kosova dhe Serbia: Agresioni rus në Ukrainë, destabilizues për Ballkanin