Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në spitale janë duke u trajtuar 14 pacientë.
Prej tyre, 11 të konfirmuar pozitiv me Covid-19 dhe 3 të negativizuar.
Njoftimi i plotë:
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës po trajtohen 14 pacientë , 11 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 3 të negativizuar post- Covid.
Me oksigjeno-terapi po trajtohen 7 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 2 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 6 pacientë
Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë
Klinika e Pediatrisë , 2 pacientë
Spitali i Pejës, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit , 1 pacient


