Lajme

Forcat ruse “kanë bërë përparim minimal këtë javë”, thotë inteligjenca britanike

03/18/2022 08:28
nga:Genita C

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë thotë se forcat ruse kanë bërë përparim minimal gjatë kësaj jave.

Ukrainasit po vazhdojnë të “frustrojnë përpjekjet ruse” për të rrethuar qytetet kryesore të Kievit dhe Mykolaiv-it, sipas tyre, shkruan skynews.

Megjithatë, qytetet e Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol mbeten të rrethuar dhe objekt i granatimeve të rënda.