Sporti

Tifozët e Galatasaray sulmuan me sende të forta, Jordi Alba rrezikoi të shkaktonte probleme të mëdha me veprimin e tij

03/17/2022 22:20
nga:Mergim Rreci

Një mbrëmje spektakli dhe rivaliteti në Europa League.

Galatasaray dhe Barcelona kanë dhuruar emocione të veçanta në Turqi, shkruan GazetaBlic Sport.

Skuadra e Xavit ka triumfuar me rezultat 1 me 2, rezultat ky që e dërgon tutje në Europa League.

Marcao shënoi për epërsinë e skuadrës turke, por një gol i Pedrit barazoi shifrat në 1 me 1. Me të filluar pjesa e dytë, Aubameyang shënoi golin e fitores dhe kualifikimit për klubin spanjoll.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë në këtë takim. Një incident i shëmtuar u regjistrua në minutën e 86-të, atje ku protagonist ishte mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba.

Teksa mbrojtësi ishte duke kryer një rivënie anësore, sende të forta (shishe dhe gota plastike të mbushura me lëngje të ndryshme) u lëshuan drejt tij, nga tifozët turk. Alba nuk nguroi të kundërpërgjigjej, teksa në shenjë revolte, e shkelmoi topin me forcë drejt tribunës ku ishin vendosur tifozët.