Lajme

Çitaku: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është me rëndësi jetike

03/17/2022 20:47
nga:Astrit Gashi

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është me rëndësi jetike.

Ajo shkroi në Twitter se hapi i parë drejt arritjes së anëtarësimit në NATO është Partneriteti për Paqe.

“Kosova dëshiron të anëtarësohet në NATO, jo sepse do të ishte anëtare e klubit ‘VIP’. Kjo nuk ka të bëjë me prestigj. Kjo është jetike. Kosova duhet të jetë një partner i besueshëm dhe Perëndimi duhet ti përmbahet detyrimeve të veta”, ka shkruar ajo Çitaku.