Lajme

A kërkoj njohjen e Kosovës nga Greqia? – Kurti takon ambasadoren e greke

03/17/2022 16:11
nga:N M

Qeveria përmes një njoftimi për media ka thënë se Kurti e Aliferi kanë disktuara për themellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, raporton Gazeta Blic.

Por në komunikatën për media të lëshuar nga zyra për media e Qeverisë nuk permendet askund nëse shefi i ekzekutivit i ka kërkuar shtetit grek njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ndër të tjera ata kanë disktuara edhe për situatën në Ukrainë pas agresionit serb.

Komunikata e plotë:

Në takimin mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe shefes së Zyrës Ndërlidhëse Greke, ambasadores Chryssoula Aliferi, u diskutua për raportet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë dhe vullnetin e të dyja palëve për thellimin e tyre.

Në takim u diskutua edhe për situatën në rajon dhe dialogun me Serbinë, nën hijen e agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë, i cili paraqet rrezik edhe për rajonin tonë, duke pasur parasysh ndikimin malinj të Federatës Ruse nëpërmjet partneritetit të tyre me Serbinë.

Znj. Aliferi shprehu vlerësimin e palës greke për rreshtimin e menjëhershëm të Republikës së Kosovës me vendet e tjera demokratike, në mbështetje të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës dhe për gatishmërinë për të ndihmuar refugjatët ukrainas.

Kryeministri Kurti falënderoi Ambasadoren Aliferi për angazhimin e saj për përparimin e raporteve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Greqisë, përgjatë mandatit të saj si shefe e Zyrës Ndërlidhëse, dhe i uroi sukses në detyrat e radhës.

Aksioni ‘Brezovica 3’ – I respektuari nga familja presidenciale futet në burg, dyshohet për ryshfet