Lajme

Gjashtë pacientë në oksigjenoterapi nëpër spitalet e Kosovës

03/17/2022 09:52
nga:Q R

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës trajtim mjekësor nga Covid-19 po marrin 26 pacientë, 10 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 6 të tjerë post-Covid.

SHSKUK njofton se me oksigjenoterapi janë 6 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 2 pacientë.

Tetë pacientë po trajtohen në Klinikën Infektive, dy pacientë në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive.

Ndërkaq një pacientë po trajtohet në Spitalin e Prizrenit dhe tre në Spitalin e Pejës.

 

Një burrë i fshehur në kuti rrobash për fëmijë, kapet duke ikur nga Ukraina