Chelsea fitoi dje ndaj Lille me rezultat 1-2 dhe siguroi kalimin në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Pas suksesit ndaj Lille dhe kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel foli në konferencën për shtyp, duke u ndalur kryesisht në situatën e vështirë të klubit londinez, përcjell GazetaBlic Sport.
Ndeshjet e ardhshme të Champions League me dyer të mbyllura?
“Le të shohim, është gjëja e parë. që kam dëgjuar sot. Pas 3 ditësh do të luajmë për Middlesbrough. Më pas do të kemi pushim”, tha fillimisht gjermani.
A ishte skuadra e motivuar nga situata?
“Jemi të gjithë konkurrues dhe që nga dita e parë e kam ndjerë këtë frymë. Kjo është çfarë kërkon klubi nga çdo lojtar dhe çdo punonjës”, shtoi Tuchel.
Dyert e mbyllura?
“Ne na pëlqen të luajmë para publikut dhe nuk mendoj se publiku duhet të ketë ndonjë pasojë nga kjo që po ndodh. Skuadra dhe unë nuk jemi të përfshirë në vendim”, përfundoi trajneri i Chelseat.


