Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka quajtur për herë të parë Vladimir Putinin “kriminel lufte”, raporton BBC.
Deri më tani, administrata e kishte shmangur përdorimin e frazës, përfshirë edhe kur ishte pyetur drejtpërdrejt.
Duke folur me gazetarët pas një ngjarje që u zhvillua sot Shtëpinë e Bardhë, Biden tha: “Unë mendoj se ai është një kriminel lufte”.
Më herët gjatë ditës, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, kishte thënë se SHBA-ja “po e ka ende të vështirë” për të përcaktuar dhe konfirmuar se a po sulmojnë forcat ruse synojnë qëllimisht civilët.
Ukraina i ka kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që të hetojë Rusinë për krime lufte dhe kjo Gjykatë solli sot një vendim, duke kërkuar nga Rusia që të tërhiqet nga Ukraina.


