Lajme

Gazetarja ruse Marina Ovsyannikova e frikësuar për sigurinë e saj

03/16/2022 17:00
nga:Astrit Gashi

Gazetarja ruse, Marina Ovsyannikova, e cila hyri në studion e kanalit televiziv rus, Channel One, me ç’rast dënoi gjatë transmetimit të drejtpërdrejt luftën në Ukrainë, ka deklaruar se frikësohet për sigurinë e saj.

Ovsyanyikova tha se nuk ka në plan të largohet nga Rusia dhe se shpreson se nuk do të përballet me ndjekje penale, në intervistën e parë televizive pas protestës kundër luftës në Ukrainë gjatë programit informativ të Channel One të hënën mbrëma.

“Unë besoj në atë që kam bërë, por tani e kuptoj shkallën e problemeve me të cilat do të duhet të përballem dhe, natyrisht, jam shumë e shqetësuar për sigurinë time,” i Ovsyanyikova për agjencinë Reuters.

“Nuk ndihem aspak heroinë. E dini, dua vetëm të ndjej se kjo sakrificë nuk ishte e kotë dhe se njerëzit do të hapin sytë”, tha ajo.
Ajo u gjobit të martën, vetëm disa orë pasi Kremlini e cilësoi protestën e saj si “huliganizëm”.