Lajme

Forcat ruse qëllojnë civilët duke pritur për bukë, vdesin 10 persona

03/16/2022 14:15
nga:Q R

Forcat ruse kanë qëlluar për vdekje 10 pesona që ishin në radhe për të marrë bukë në Chernihiv, sipas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kiev.

Ambasada tutje bën thirrje që sulme të tilla të ndalen teksa thonë se do të ketë përgjegjësi për çdo krim mizor në Ukrainë.

“Sot, forcat ruse qëlluan dhe vranë 10 persona që qëndronin në radhë për bukë në Chernihiv. Sulmet e tilla të tmerrshme duhet të ndalen. Ne po shqyrtojmë të gjitha opsionet e disponueshme për të siguruar përgjegjësi për çdo krim mizor në Ukrainë” thuhet në njoftimin e ambasadës në Twitter.