Gramoz Vokrri edhe zyrtarisht ka dërguar 16 nënshkrimet e nevojshme nga klubet për të paraqitur kandidaturën për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Zgjedhjet në FFK do të mbahen me 6 prill, teksa deri më tani kandidaturën e kanë shpallur Agim Ademi dhe Gramoz Vokrri, të cilët edhe priten të jenë dy personat që do të garojnë pas tri javësh, shkruan GazetaBlic Sport.
Lidhja Rajonale e Futbollit në Gjilan po e mbështet Gramoz Vokrrin në garën për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Më poshtë keni dokumentin e siguruar nga LRFGJ:



