Zyrtarët ukrainas thonë se kanë vrarë një gjeneral të katërt rus.
Anton Gerashchenko, Këshilltar në Ministrinë e Brendshme të Kievit, tha se forcat ukrainase vranë gjeneralmajorin rus, Oleg Mityaev, gjatë luftimeve intensive në periferi të qytetit juglindor të Mariupolit.
Vrasja e komandantit të katërt rus mund të jetë një shenjë se komandantët e Moskës po detyrohen gjithnjë e më shumë të udhëheqin nga fronti.
Moska ende nuk ka komentuar mbi raportet për vdekjen e tij, shkruan BBC.
Gerashchenko tha se Mityaev ishte komandanti i divizionit të pushkëve të motorizuara 150 dhe postoi një foto të asaj që ai tha se ishte oficeri i vdekur.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky raportoi gjithashtu vdekjen e një gjenerali tjetër rus gjatë fjalimit të tij të natës nga Kievi, por nuk e përmendi emrin e tij.
Rusia besohet të ketë rreth 20 gjeneralmajorë në Ukrainë që udhëheqin pushtimin.


