Franck Kessie do të largohet nga Milani në fund të sezonit, për të kaluar në La Liga tek skuadra e Barcelonës.
Kessie do të luajë për Barcelonën, sipas mediumeve italiane dhe spanjolle, përcjell GazetaBlic Sport.
“Corriera Della Sera” raporton se është arritur marrëveshja për 6.5 milionë euro në vit për një kontratë pesëvjeçare.
Agjenti i tij George Atangana do të marrë 10 milionë euro si komision nga Barcelona.
Pas përfundimit të sezonit, Kessie do të bashkohet me ekipin e Xavit.
/GazetaBlic Sport


