Sporti

Diego Simeone: Nuk e kuptova që po më gjuanin gjëra nga tribuna tifozët, jam i lumtur për kalimin tutje

03/15/2022 23:57
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Manchester United është eliminuar nga ky kompeticion, duke u mposhtur nga Atletico Madrid me rezultat 0 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Një gol i Lodit vendosi gjithçka në këtë takim, me Ronaldon me shokë që nuk arritën dot të bëjnë më pas përmbysjen e madhe.

Pas ndeshjes është sulmuar me gjësende trajneri i Atletico Madrid, Diego Simone. Ai po vraponte drejt zhveshtores, por kjo gjë nuk u prit mirë nga tifozët vendas.

“Nuk e kuptova që po më gjuanin gjëra nga tribuna. Në fund të fitoreve të tilla unë thjesht zgjedh të jem i lumtur”, tha Simeone pas ndeshjes.

“Jam shumë i lumtur me kalimin tutje, djelmoshat kishin paraqitje fantastike sonte këtu. E merituam kalimin tutje”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/