Paul Scholes ka reaguar për BT Sport pas eliminimit të ish skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve.
Mllefi i tij ishte tek trajneri Rangnick, ku tha se nuk e kupton se si ai u zgjodh për ta udhëhequr këtë skuadër, shkruan GazetaBlic Sport.
“Si u zgjodh [Ralf Rangnick] për të qenë trajner i këtij klubi, nuk e di. Të gjesh një trajner të duhur për këtë ekip është një gjë masive. Ka disa talentë të vërtetë në këtë skuadër”.
“Gjëja e parë që ky klub duhet të bëjë për t’i afruar sërish fitimit të ligës është të marrë një trajner të duhur që punon për këtë ekip”, përfundoi ai.
Manchester United u mposht sonte me rezultat 0 me 1 nga Atletico Madrid.
/GazetaBlic Sport/


