Projekt-ligj masiv i shpenzimeve i nënshkruar në ligj nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden parashikon një infuzion prej 13.6 miliardë dollarësh të ndihmës ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, gjatë kohës sa ky vend po përballet me agresionin rus.
CNN ka raportuar se shuma e parave që përfshin legjislacioni amerikan për Ukrainën u rrit gjatë negociatave të minutës së fundit , nga 10 miliardë dollarë që Shtëpia e Bardhë kishte kërkuar në fillim të muajit në 13.6 miliardë.
Ndihma për Ukrainën i bashkëngjitet një ligji për ndarjet buxhetore që përcakton kufijtë e shpenzimeve për qeverinë federale për vitin fiskal 2022, i cili filloi në tetor të vitit të kaluar. Ligjvënësit kanë pasur diskutime për projektligjin e ndarjes buxhetore për muaj të tërë dhe kanë miratuar tre projektligje që përfshin edhe funksionimin e qeverisë.
Rreth 6.5 miliardë dollarë, afërsisht gjysma e paketës së ndihmës, do t’i shkojnë Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së në mënyrë që të mund të dislokojë trupa në rajon dhe të dërgojë pajisje mbrojtëse në Ukrainë.
SHBA ka vendosur mijëra trupa në të gjithë Evropën, si para dhe gjatë pushtimit rus të Ukrainës.
Por vendosja e trupave në terren në Ukrainë, e cila nuk është anëtare e NATO-s, është një vijë që SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë nuk kanë qenë të gatshëm ta kalojnë.
Më shumë se 4 miliardë dollarë do të ofrojnë mbështetje humanitare për refugjatët që ikin nga Ukraina dhe njerëzit e zhvendosur brenda Ukrainës, si dhe do të ofrojnë ndihmë urgjente ushqimore, kujdes
Pakoja do të sigurojë afro 1.8 miliardë dollarë për të ndihmuar në përgjigjen e nevojave ekonomike në Ukrainë dhe vendet fqinje, të tilla si siguria kibernetike dhe çështjet e energjisë.
Ligji kërkon gjithashtu 25 milionë dollarë për Agjencinë Amerikane për Media Globale, një agjenci federale e pavarur, për të luftuar dezinformimin në transmetimet e lajmeve jashtë vendit. 120 milionë dollarë të tjera do të ndihmojnë në mbështetjen e aktivistëve dhe gazetarëve vendas të Ukrainës dhe do të promovojnë përgjegjësinë për shkeljet e të drejtave të njeriut në Rusi.


