Sporti

Manchester United – Atletico Madrid, formacionet e mundshme

03/15/2022 09:31
nga:L J

Manchester United dhe Atletico Madrid do të përballen sonte duke filluar nga ora 21:00 në Old Trafford në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve.

Simeone do të jetë në gjendje të llogarisë në Kondogbia, Gimenez dhe Hermoso. Të tre kanë kaluar problemet fizike dhe kanë punuar normalisht në seancën e fundit stërvitore të zhvilluar në Old Trafford.

Nga ana e vendasve, trajneri i United do të ketë të gjithë lojtarë dhe i vetmi dyshim që ka është Luke Shaw, i cili sapo ka kaluar koronavirusin, por që ka zhvilluar dy seancat e fundit stërvitore me grupin.

Më poshtë keni formacionet e mundshme:

Manchester United: De Gea; Wan Bissaka, Maguire, Varane, Telles; McTominay, Fred; Elanga, Bruno, Sancho, Ronaldo.

Atl Madrid: Oblak; Llorente, Savic, Giménez, Kongobia, Reinildo; De Paul, Herrera, Kondogbia, Lodi; Griezmann, Joao Felix .

/GazetaBlic Sport