Sporti

Mallorca ‘mbahet mirë’, barazon në pjesën e parë me Real Madridin

03/14/2022 21:46
nga:E K

Real Madrid dhe Mallorca kanë mbyllur pjesën e parë me barazim.

45 minutat e parë nuk prodhuan gola dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Real Madridi ishte dominues në këtë pjesë loje, por nuk arriti ta gjejë rrugën drejt golit.

Vlen të theksohet se Muriqi kishte një mundësi të mirë shënimi në minutën e 13’të takimit por sulmuesi kosovar nuk arriti ta mposhtë portierin, Courtois.

/GazetaBlic Sport/