Shqipëria nuk mund të eksportojë produkte me origjinë shtazore në Bashkimin Evropian.
Ndonëse Shqipëria që 30 vjet është pjesë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, ajo nuk përmbush kushtet për të shitur mish dhe nënprodukte të tij në 27 vendet e Unionit.
Shkaku kryesor për këtë kufizim është mungesa e gjurmueshmërisë në produktet me prejardhje shtazore, ndërsa procesi i matrikulimit i bagëtive ende nuk ka përfunduar.
“Për sa kohë që nuk sigurojmë konsumatorin europian sipas standardeve që BE ka vendosur, për sa kohë që ne akoma marrim fonde për të menaxhuar sigurinë, shtetet kanë vendosur të mos kenë produkte shtazore nga këto vende”, ka thënë për A2 CNN Sokol Stafa, ekspert i certifikimit të produkteve.
Një tjetër problem që ka çuar në refuzimin e Bashkimit Evropian për të importuar mish nga Shqipëria është mungesa e regjistrimit të fermave si dhe përdorimi i ilaçeve shpeshherë të pakontrolluara.


