Manchester United ka shkuar në pushim me avantazh minimal ndaj Spurs.
“Djajtë e Kuq” kanë epërsi prej 2-1 pas 45 minutave të parë në Old Trafford, shkruan GazetaBlic Sport.
Ronaldo realizoi dy herë në minutat e 12’të dhe 38’të të takimit.
Harry Kane ishte realizatori i golit të vetëm të Tottenham që erdhi nga penalltia në minutën e 35’të takimit.
/GazetaBlic Sport/


