Lajme

Abazoviqi, pas takimit me Kurtin e Osmanin: E kaluara duhet të lihet mbrapa

03/12/2022 17:23
nga:E K

Mandatari për krijimin e Qeverisë së re malazeze, Dritan Abazoviq, ka mbajtur takim me krerët shtetërorë të Kosovës në kuadër të Forumit të Diplomacisë në Antali të Turqisë së shtunën.

Një gjë e tillë u njoftua më parë nga Presidenca nëpërmjet një komunikate për media.

Pas takimit me Osmanin dhe Kurtin, Abazoviq ka shkruar në ‘Twitter’ për Ballkanin Perëndimor, i cili ka konsideruar se ky rajon duhet të ketë imazh të ri.

“Ballkani Perëndimor ka nevojë për imazh të ri. Ne jemi duke përforcuar marrëdhëniet fqinjësore bazuar në respektin e përbashkët. Të lihet e kaluara mbrapa dhe e ardhmja të ndërtohet në vlera paqeje dhe universale”, ka shkruar ai në ‘Twitter’, teksa paralajmëroi për takimin me presidenten e kryeministrin e Kosovës.