Lajme

Zelensky tregon humbjet e Ukrainës në 17 ditët e luftës

03/12/2022 16:30
nga:Genita C

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelensky, në një konferencë për shtyp në Kiev, ka bërë bilancin e humbjeve të ushtrisë ukrainase në 17 ditë luftimi ndaj trupave ruse.

“Rreth 1300 ushtarë ukrainas janë vrarë në 17 ditët e para të pushtimit rus”, tha Zelensky.

Gjithashtu, ai tha se 500-600 trupa ruse u dorëzuan te forcat ukrainase ditën e premte.

Ndërkohë, sipas BBC, trupat ruse që kanë humbur jetën në luftë janë rreth 6000.

Kjo është “forma e vetme” se si sipas Zelenskyt rusët mund ta pushtojnë Kievin