Lajme

Ngritja e çmimeve, dita e katërt e protestës në Shqipëri

03/12/2022 12:29
nga:Astrit Gashi

Qytetarët shqiptarë, të shumtë në numër, u mblodhën edhe këtë të shtunë para Kryeministrisë në Tiranë, në ditën e katërt të protestës me disa kërkesa të qarta për kreun e Qeverisë, duke i kërkuar të marrë masat e nevojshme për të ulur çmimin e karburantit dhe produkteve bazë të shportës.
Thirrja kryesore e këtij marshimi ishte “ne nuk po bëjmë politikë”.

Qytetarët kanë ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ata mbajnë pankarta në duar dhe po kërkojnë uljen e çmimeve.

Kujtojmë se revolta e qytetarëve erdhi pas mëngjesit të 7 marsit, atëherë kur çmimet e produkteve të ndryshme, në supermarkete, apo shërbime të tjera, si transporti rrugor, shënuan një rritje drastike.

Çmimi i naftës, brenda 24 orëve, u kushtoi atyre 30-35 lekë më shumë se një ditë më parë.

Menjëherë pas kësaj, aktivistët, nëpërmjet kanaleve online, iniciuan grumbullimet e para.