Lajme

Familja e zëdhënësit të Kremlinit sanksionohet nga SHBA-ja

03/11/2022 22:53
nga:Genita C

Familja e zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov është sanksionuar nga qeveria amerikane.

Sky News shkruan se kjo është pjesë e një raundi të ri kufizimesh të vendosura nga Uashingtoni ndaj oligarkëve dhe elitave ruse.

Të prekurit përfshijnë gjithashtu 10 personat që përbëjnë bordin e VTB Bank dhe 12 anëtarë të Dumës.