Lajme

Pse po protestohet në Shqipëri?

03/11/2022 22:20
nga:Ismet Kryeziu

Shkruan: Ismet Kryeziu

Që qytetarët e Ballkanit Perëndimor bëjnë jetë të varfër për shkak të politikave populiste, politikanëve të korruptuar dhe oligarkëve dhe qê êshte e nevojshme të protestohet, as që është e diskutueshme.

Por, gjithnje ekziston njê POR. Madje dhe nëse pergjigjet mund tê nxiten nga teoritë spekulative apo dhe konspirative.

Tani kur Rusia ka ngritur alarmin dhe këecënimet kundër botês demokratike, e kur flitet për ndikimet e shumta financiare e politike të Rusisë, në shumë vende të Evropës e në Ballkan? Kur këtyre të vërtetave e hamendësimeve ja shtojmë dhe faktin tjetër, që Rusia në të gjitha deklaratat, përfshi ato të nivelit të lartë politik i shënjon me gisht shqiptarët dhe kosovarët. Është mêse normale të parashtosh dhe këtë pyetje. A janë këto protesta tê nxitura nga këto financa dhe politikat për zgjerim të krizës përtej kufinjve të Ukrainës?

Kur të gjithë qytetarët në demokracitë e zhvilluara ngrihen dhe protestojnë kundër luftës që Rusia po bën për të pushtuar Ukrainën, qytetarët shqiptarë kanë zgjedhur të protestojnë kundër qeverisë dhe rritjes së çmimeve.

Interesante?!