Lajme

Qeveria – Kishte mos përputhje të çmimit të derivateve – do të shqiptojmë gjoba

03/11/2022 19:38
nga:Genita C

Sot janë inspektuar operatorë ekonomik në gjithë territorin e Kosovës.

Kështu e ka bërë të ditur Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), shkruan GazetaBlic.

MINT përmes rrjetit social “Facebook” njoftoi se tek disa biznese ka pasur mosbarazim të sasisë së stokut dhe për këtë do të shqiptohen gjoba.

“Inspektorati i Tregut i MINT në bashkëpunim me Inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), kanë inspektuar pikat shitëse me pakicë të naftës dhe derivateve të naftës me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për përcaktimin e marzhës tregtare. Te disa biznese ka pasur mosbarazim sa i përket sasisë së stokut dhe me këtë rast do të shqiptohen gjoba në përputhje me ligjin”.

Tutje, në këtë njoftimi theksohet se në disa depo dhe markete janë sekuestruar sasi të konsiderueshme e vajrave ushqimore për shkak të mungesës së dokumentacionit, është konstatuar mospërputhje e çmimeve, mashtrime me sasisë e produkteve dhe janë shqiptuar gjoba.

“Janë inspektuar depo, markete dhe me këtë rast janë sekuestruar sasi e konsiderueshme e vajrave ushqimore për shkak të mungesës së dokumentacionit, është konstatuar mospërputhje e çmimeve, mashtrime me sasisë e produkteve etj. Me këtë rast janë shqiptuar një numër i madh i gjobave gjithashtu lëndët do të trajtohen në pajtim me legjislacionin në fuqi”.

“Inspektimet do të vazhdojnë dhe në çdo rast kur konstatohen shkeljet, do të merren masa ndëshkuese”, thuhet në fund të njoftimit./GazetaBlic/